Cka po ndodh me PSG ? Veratti tani behet protagonist i nje tjeter problemi


Marco Verratti është një nga lojtarët më të rëndësishëm te PSG, por gjatë këtij sezoni nuk është shfaqur në nivelin e duhur.Mesfushori italian është pjesë e kampionëve të Francës prej vitit 2012.Kritikat ndaj tij nuk kanë munguar dhe 30-vjeçari po mendon të nisë një aventurë të re në karrierë. Verratti ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2026.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit francez janë të ndarë sa i përket situatës së lojtarit. Presidenti Nasser Al-Khelaifi ka një lidhje dhe vlerësim të madh për Verrattin.Kreu i PSG-së është kundër shitjes së mesfushorit dhe shpreson ta shohë edhe për shumë vite në “Parc des Princes”.Ndryshe mendon Luis Campos. Drejtori sportiv nuk e cilëson të pazëvendësueshëm dhe është gati të marrë në konsideratë ofertat që do të vijnë për të.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *