Kura natyrale me bamje: Merrni 10 copë bamje, hiqjuni bishtin dhe futini në një gotë me ujë


Bamja është një bimë barishtore që e ka origjinën nga Afrika Veri-Lindore dhe kultivohet thuajse në të gjitha zonat e ngrohta dhe tropikale në botë.Bamjet janë të njohura për vlerat e larta ushqyese që mbartin. Një filxhan bamje përmban rreth 21 mg vitaminë C, 2 gr proteina, 60 mg magnez, 3 gr fibra dietike, 7.6 gr karbohidrate, 80 mg folate, 0.1 gr yndyrë dhe vetëm 30 kalori.

Bamjet mund të konsumohen gjatë gjithë sitinëve të vitit (megjithëse vlerat e shumta ushqyese i mbartin në verë) dhe mund të përdoren në gjellëra të ndryshme.Ja disa nga përfitimet më të rëndësishme shëndetësore të bamjeve:Zvogëlojnë nivelin e kolesterolit të keq, Është e përkryer për pacientët që vuajnë nga diabeti, Nxisin imunitetin, Lehtësojnë shenjat e astmës, Parandalojnë sëm undjet e veshkave, Ulin sasinë e glukozës në gj ak.

Për të arritur këto përfitime ju duhet të hani të paktën 3 herë në javë bamje.Kura natyrale me bamje është uji i përftuar prej tyre. Merrni 10 copë bamje, hiqjuni bishtin dhe futini në një gotë me ujë.Lëreni gjatë gjithë natës ujin në një vend të errët e të thatë dhe konsumojeni të nesërmen në mëngjes, 10 minuta para ngrënies. Trajtimi duhet të zgjasë 2-4 javë. / Burimi: Step to Health



Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *