Mo Salah vendos rekord te Liverpool , askush nuk e ka bere deri me sot !!

0
4


Pasditja e së dielës ishte e mrekullueshme për Momo Salah. Gol, fitore dhe dy rekorde, që e fusin edhe më shumë në historinë e Liverpoolit.Sulmuesi egjiptian i dhuroi skuadrës së Jurgen Klopp suksesin ndaj Brentfordit, i gjashti radhazi në Premier League.

30-vjeçari, me 19 gola, është golashënuesi i katërt më i mirë në ishull gjatë këtij sezoni. Ndërkohë, ndaj Brentfordit realizoi golin numër 100 në “Anfield”.Jo vetëm kaq pasi Salah ka regjistruar një tjetër rekord të veçantë. Me realizimin e fundit ai u bë i pari lojtar në historinë e Liverpool që shënon në 9 takime radhazi në shtëpi në të gjitha garat.

“Faraoni” është pjesë e The Reds prej vitit 2017, kur u transferua nga Roma për 42 milionë euro. Kontrata me Liverpoolin i përfundon në vitin 2025.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here