E PABESUESHME : E papritura i ndodh Rodrygos pas finales se Kupes !!


Real Madrid triumfoi në finalen e Kupës së Mbretit teksa mposhti Osasunën me shifrat 2-1.Heroi i madrilenëve ishte Rodrygo që shënoi të dy golat teksa në këtë sezon, braziliani ka fituar gjithnjë e më shumë hapësira me Los Blancos duke u shndërruar në një lojtar tejet të rëndësishëm për idetë e trajnerit Carlo Ancelottit.

Megjithatë, janë tifozët ata të cilët nuk mendojnë mjaftueshëm për Rodrygon duke qenë se në mbrëmjen kur 22-vjeçari po shkëlqente në finalen e Kupës, ata i grabitën shtëpinë. Një nga rojet e shtëpisë së sulmuesit në Madrid njoftoi policinë në orët e para të mëngjesit për grabitjen, por ishte tepër vonë.

Agjentët gjetën dhomat e shtëpisë së Rodrygo në rrëmujë totale të kthyera përmbys ndërsa tashmë, autoritetet kanë vendosur në kërkim keqbërësit.Kujtojmë se nuk është hera e parë që lojtarët e Real Madrid vuajnë të tilla akte, teksa edhe shtëpitë e Dani Carvajal e Karim Benzema në të njëjtën lagje me të Rodrygos janë sulmuar më parë nga grupe kriminale të organizuara.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *