Askush Nuk e Pa , Ja cka ndodhi mbreme ne mes babait te Haaland dhe tifozeve madrilen


Erling Braut Haaland zbriti në fushën e “Santiago Bernabéut”, ku Manchester City mori një barazim 1-1, që konsiderohet rezultat i mirë, duke pasur parasysh që sfida e kthimit do të luhet të mërkurën e ardhshme (21:00) në “Etihad Stadium”.Antonio Rüdiger, zëvendësues i të pezulluarit Éder Militao, e futi në darë “vrasësin” norvegjez, i cili e preku topin vetëm 22 herë, duke lojtari që pati kontakt me topit me pak se cilido tjetër që e nisi ndeshjen nga minuta e parë.

Ai që u bë protagonist në duelin ndaj Realit të Madridit ishte një tjetër Haaland, babai i Erlingut, Alf-Inge (njëkohësisht edhe menaxher i të birit).Në fillim të pjesës së dytë, ish-futbollisti u largua nga vendi nga ku po ndiqte ndeshjen pasi bëri veprime aspak të hijshme ndaj tifozëve madrilenë, që po e provokonin me koret e tyre.

Në imazhet që po bëjnë xhiron e botës mund të shihet se si një grup tifozësh vendas thërrasin në kor: “Dil jashtë, dil jashtë…”.Çuditërisht, ai vendos dorën në vesh, duke i nxitur ata të bërtasin më fort, për të bërë më pas një veprim që ofendon tifozët./ Super Sport



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *