Nivelet e larta të vitaminës D mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme problemin qe lidhet


Nivelet e larta të vitaminës D mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme rrez ikun e diabetit, sugjeron një studim i ri. Autori kryesor i studimit, dr. Sue Park, nga Universiteti Kombëtar i Seulit, thotë:Kemi zbuluar se njerëzit me nivele të vitaminës D në gj ak nën 30 ng/ml janë 1/3 më të rrez ikuara nga diabeti dhe ata me nivele nën 50 ng/ml janë 1/5 më të rrez ikuar që të zhvillojnë diabet.

Shkencëtarët thonë se këto rezultate sugjerojnë se të rriturit duhet të kenë të paktën 30ng vitaminë D për milimetër gj ak, që është 10ng/ml më i lartë se niveli i rekomanduar nga Instituti Mjekësor.Rreth 77% e të rriturve në Amerikë kanë mungesë të vitaminës D, shifër kjo që është dyfishuar pas vitit 1980./ Studime të mëparshme kanë treguar se vitamina D forcon sistemin imunitar të njerzëve.Diabeti i tipit 1 është një gjendje autoimunitare që shfaqet kur trupi su lmon qelizat që prodhojnë insulinën. Ndërsa diabeti i tipit 2 lidhet më shumë me faktorët e mënyrës së jetesës, përfshirë edhe peshën trupore.

Ku mund ta gjeni?Burimi kryesor i vitaminës D është padyshim dielli. Në mungesë të tij gjatë dimrit, vitaminën D mund ta merrni edhe me anë të ushqimeve. Ja cilat janë ushqimet më të pasura me këtë lëndë ushqyese, që ndihmojnë në forcimin e kockave, sistemit imunitar, lu ftimin e depr esionit etj.Ju duhet të merrni 600 IU për ditë ose 800 IU nëse jeni mbi 70 vjeç.

Qumështi – Një gotë përmban 100 IU;Peshku tuna – 100 gramë përmbajnë 170 IU;Peshku i yndyrshëm – 85 gramë salmon përmban 450 IU;Vezët – 1 e verdhë veze përmban 40 IU;Kërpudhat – 80 gramë kërpudha përmbajnë 400 IU./Burimi: Daily Mail



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *